10 shprehjet e mia të preferuara për markat

Ne dinim shumë pak për marketingun apo për markat kur themeluam “Virgin Records”, në vitin 1972. Ne thjesht e krijuam biznesin rreth vlerave tona personale dhe atyre informacioneve që dinim. Suksesi i Virgin mund t’i atribuohet disa gjërave të ndryshme por gjithsesi ishte vendimi më i mirë që mund të merrnim. Faktori kyç që na ka mbajtur në biznes dhe gjithmonë në rritje, për më shumë se 40 vjet, ka qënë forca dhe reputacioni i markës.

Mënyra se si një kompani e marketon veten është gjithçka – dhe do të vendosë nëse biznesi do të mbijetojë apo jo. Për ta riforcuar këtë, këto janë 10 shprehjet e mia të preferuara për markën:

10. “Qëndro i vërtetë në vlerat e tua. Kjo është arsyeja pse ishe i suksesshëm në vendin e parë dhe kjo është mënyra për të bërë gjëra të pabesueshme të ndodhin.” Rafe Offer

9. “Përcakto se kush je, çfarë është marka jote dhe çfarë nuk je. Gjërat e tjera janë vetëm zhurmë.” Geoffrey Zakar

8. “Marka është zëri i kompanisë ndërsa një produkt është një suvenier.” Lisa Gansky

7. “Nëse njerëzit e përdorin markën tënde si folje, kjo është e pazëvëndësueshme.” Meg Whitman

6. “Fokusohu në krijimin e biznesit më të mirë të mundshëm. Nëse jeni i shkëlqyer, njerëzit do ju vejnë re dhe oportunitetet do të shfaqen.” Mark Cuban

5. “Bëhuni konsumatori i vetes tuaj. Jetoni jetën e tyre.” Milena Glimbovski

4. “Besnikëria nuk fitohet duke qënë i pari. Fitohet duke qënë më i miri.” Stefan Persson

3. “Nuk mund të ndërtosh një reputacion duke menduar se çfarë do të bësh.” Henry Ford

2. “Duhen 20 vjet për të ndërtuar një reputacion të mirë dhe vetëm 5 minuta për ta shkatërruar. Nëse mendon për këtë gjë, atëherë do t’i bësh gjërat ndryshe.” Warren Buffett

1. “Ju duhet të qëndroni besnik trashëgimisë tuaj, kjo tregon atë çfarë marka është.” Alice Temperley

Burimi: Shkruar nga Richard Branson dhe publikuar në virgin.com

No Comment

Comments are closed.