8 ARSYE SE PËRSE BIZNESI JUAJ DUHET TË KETË NJË WEBSITE

Si çdo drejtues i një biznesi, ju mund të besoni se biznesi juaj nuk do të ketë asnjë përfitim nga krijimi i një website ose krijimi i një faqe web e tejkalon buxhetin tuaj. Ose ju mendoni se duke mos përdorur kompjuterin edhe klientet tuaj nuk e përdorin. Këto jane ide të gabuara.

Më poshtë do të gjeni 8 arsye se përse biznesi juaj DUHET të ketë nje website profesional pamvarësisht madhësisë së biznesit tuaj.

1. BIZNESI JUAJ DO TË FITOJË BESUESHMËRI

Ditët e sotme shumë e më shumë klient përdorin internetin për të kërkuar për produkte ose shërbime. Biznesi juaj sado i vogël të jetë do të fitoj besueshmëri duke pasur një faqe interneti. Duke mos e pasur një të tillë klientët potencial do të shkojnë tek konkurenti juaj që e ka një të tillë. Nëse ju e keni një të tillë tashmë por që nuk është krijuar nga një staf profesional, ridizenjimi i tij nga një staf profesionist do ti japë biznesit tuaj një imazh tjetër dhe do bëj që klientët të krijojnë besueshmeri me biznesin tuaj. Për bizneset që nuk kanë një dyqan apo një zyre ku të reklamohen është edhe më i rëndësishëm.

2. NJË WEBSITE JU KURSEN PARA

Duke qenë drejtues i një biznesi të vogël me shumë mundësi do të mendoni se buxheti juaj nuk mund ta përballoj krijimin e një website profesional, po ju nuk duhet ta mendoni se buxheti juaj nuk e përballon. Në përgjithësi një website kushton më pak se 70euro në muaj dhe në rastet më të lira 25 euro. Krahasuar me koston e reklamimit në një gazetë, duke marrë në kosiderate madhësinë e tregut që mund të arrini me një website është një kosto efektive për të promovuar biznesin tuaj.

3. ME ANË TË NJË WEBSITE KLIENTËT TUAJ DO TË JENË TË INFORMUAR.

Mendojeni një website si një broshurë apo katalog online. Është shumë më e thjeshtë dhe e lehtë të ndryshoni informacionet rreth produkteve apo shërbimeve tuaja në një website sesa në një material të printuar, duke e bërë një website një mënyre efektive për të informuar konsumatorët tuaj rreth produkteve të reja, eventet e radhës, ofertat promocionale, apo të çdo shërbimi të ri të ofruar nga ju. Fatkeqësisht materialet promocionale të printuara kthehen shumë shpejt në të vjetra, ndërsa një website mund të shpërndaj inforcmacion aktual shumë shpejt dhe të përditësuar.

4. ËSHTË GJITHNJË I HAPUR

Një website është gjithnjë i aksesueshëm si për klientet aktual ashtu edhe ata potencial në 365 ditët e vitit duke i dhënë mundesinë dhe komoditetin klientëve të shikojnë produktet apo shërbimet e ofruara nga biznesi juaj edhe kur biznesi apo zyra juaj është e mbyllur. Në ditët e sotme që koha bëhet edhe më e kufizuar për shkak të angazhimeve të shumta, të paturit të mundësisë së zgjedhjes së një produkti apo shërbimi nga shtepia është një lehtësi që i ofroni klienteve tuaj.

5. ME ANË TË NJË WEBSITE TREGU ËSHTË EDHE MË I MADH

Kudo që ju ofroni një produkt apo shërbim një faqe interneti do t’iu krijoj një mundësi alaternative për ti shitur ato produkte apo shërbime. Një website ecommerce është një vend shumë i mirë për të tregtuar produktet tuaja në një treg më të gjerë, ashtu sikundër shërbimet po bëhen gjithnjë e më shumë globale. Mendoni se nuk mund ti shisni produktet apo shërbimet online? Mos harroni që edhe makinat dhe shtëpite po shiten online në ditët e sotme.

6. KRIJON NJË MEDIUM NË TË CILIN MUND TE PREZANTIMI PUNIMET E KRYERA

Nuk ka rëndësi se cili është shërbimi i ofruar nga kompania juaj, një website është një vënd shumë i mirë për të demostruar punën tuaj. Duke vendosur një portofol punësh apo një galeri me imazhe, mund të demostroni se çfare e bën kompaninë tuaj unike.

7. NJË WEBSITE JU KURSEN KOHË

Dhënia e informacionit të vlefshëm klientëve tuaj kërkon kohë, edhe pse me telefon, me broshura, email apo edhe në takimet e drejtëpërdrejta. Me një katalog online mund ti informoni me një sasi të palimtuar rreth produkteve apo shërbimeve tuaja. Në momentin që ju keni një website profesional në të cilin mund ti drejtoni klientër tuaj për të parë produktet apo shërbimet ju kurseni kohë. Dhe çfarë është koha? Koha është para!

8. PËRMIRËSON SHËRBIMIN TUAJ NDAJ KLIENTIT

Ju mund të tregtoni produkte që kërkojnë të detajohet mënyra e përdorimit, mund të jeni një studio financiare dhe doni ti jepni këshila klientëve tuaj se si ti thjeshtësojnë librat e shitjes. Duke vendosur në faqen tuaj një FAQ ( Faqja e Pyetjeve të Shpeshta), duke shtuar një artikull, të vendosni një live chat do të mund ti përgjigjeni në kohë reale çdo klienti aktual apo potencial. Çfarë menyre më të mirë mund të ketë për ti dhënë klienteve tuaj shërbime të shtuara sesa duke shpërndare informacionin tuaj në website.

No Comment

Comments are closed.