STARTUP GRIND TIRANA MIRËPRET FOLËSIN E RRADHËS PROF. DAN SHECHTMAN

Tetor 12, 2016, 6:00 PM
University of New York Tirana Kodra e Diellit Tirana, 1010

Prof. Dan Shechtman, i cili ka marr çmimin “Nobel Laureate”, një profesor në Institutin e Teknologjise në Israel së bashku me Prof. Veljko Milutinovic dhe Prof. Petraq Papajorgji janë të ftuarit e ardhshëm në Startup Grind Tirana më 12 Tetor.

Paneli i diskutimit: Startup-et, ekosistemi i sipërmarrjeve.

Prof. Dan Shechtman është profesor në shkencat materiale në Institutin e Teknologjisë në shtetin e Israelit, pjesë e departamentit të Laboratorit “Ames” të energjisë në SHBA dhe profesor i shkencave materiale në Universitetin e shtetit të Iowa në SHBA.

Prof. Shechtman është vlerësuar në vitin 2011 me Çmimin Nobel në Kimi për zbulimin e “quasicrystals”*.

Prof. Shechtman është anëtar i Akademisë Kombëtare Inxhinierike në SHBA dhe në Akademinë Kombëtare të shkencave në Israel. Ai është fitues i shumë çmimeve duke përfshirë “Wolf Prize” në fizikë, “Gregori Aminoff Prize” nga Akademia e Shkencave Suedeze, “EMRS award’ etj. Që nga viti 1986 Prof. Shechtman jep mësim në klasa për sipërmarrjet teknologjike në “Technion”. Mësimet e Shechtman kanë inspiruar rreth 10.000 studentë për të zhvilluar idetë e tyre kreative për të lançuar startup-e.

Përveç Dan Shechtman, të ftuar do të jenë edhe Prof. Veljko Milutinovic nga Universiteti i Beogradit dhe Prof. Petraq Papajorgji nga Universiteti i Nëw York-ut në Tiranë.

Prof. Veljko Milutinovic është codesigner në DARPAs mikroprocesori i parë në GaAs RISC. Tani ai jep mësim në Universitetin e Beogradit në EE dhe Matematikë.

Endri Mataj, një adhurues i teknologjisë së informacionit, me diplomë MS në fushën e Telekomunikacionit në Universitetin e Syracuse në Nju Jork, është moderatori i eventit të përmuajshëm i cili padyshim do të udhëheqë edhe takimin e rradhës me Dan Shechtman.

Startup Grind është një komunitet global i startupeve i krijuar me qëllimin për të edukuar, frymëzuar dhe ndërlidhur sipërmarrësit nga e gjithë bota me njëri-tjetrin. Evenimenti organizohet në më shumë se 200 qytete dhe 85 vende në të gjithë botën ku marrin pjesë themeluesë lokalë, inovatorë, edukatorë, investitorë të suksesshëm të cilët ndajnë historitë e nisjes së biznesit dhe mësimet e mësuara në rrugën e ndërtimit të kompanive të suksesshëm. Intervistat mujore në Startup Grind me një të ftuar të fushës së biznesit dhe investimeve japin një mundësi të shkëlqyer për networking dhe vendosjen e lidhjeve afatgjata dhe të besueshme midis aktorëve pjesëmarrës në event. Duke parë impaktin pozitiv në dhënien e shembujve konkretë për të rinjtë që kanë ide dhe duan të katapultohen në botën e biznesit, BusinessMag ju fton të merrni pjesë dhe të shpalosni idetë tuaja, sugjerimet, inovacionin dhe të jeni pjesë aktive e komunitetit më të madh në vend të startupeve. Për më shumë informacione ju ftojmë të vizitoni adresën StartupGrind.com.

Nëse doni të rezervoni biletën klikoni këtu.

No Comment

Comments are closed.